Poqëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i fitonte ato me 52.8%.

Kështu thotë sondazhi më i fundit, i realizuar nga Uboconsulting, kompania më e saktë e sondazheve në Kosovë.

Sondazhi ka përfshirë 1065 qytetarë të Kosovës, mbi moshën 18 vjeçare – 815 shqiptarë, 150 serbë dhe 100 pjesëtarë të minoriteteve të tjera.

Në pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qytetarët janë përgjigjur se:

– 52.8 % do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje;
– 17% për Lidhjen Demokratike të Kosovës;
– 12.4 % për Partinë Demokratike të Kosovës;
– 6.6 % për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës;
– kurse për Listën Serbe janë shprehur 5 %.

??? ??????, ??? ???!