Rinumërohen shumica e vendvotimeve, KQZ tregon edhe sa kanë mbetur

Gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00 janë rinumëruar edhe 63 vendvotime.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se numri total i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 903, transmeton Gazeta Sinjali.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, ka thënë Elezi./Klinainfo/