Policia serbe arreston një kosovar, e lidh me grupin që merrej me armë dhe drogë!

Policia e Serbisë ka arrestuar një kosovar nën dyshimin se i njëjti merrej me kontrabandën e armëve dhe drogës.

Mediat beogradase raportojnë se bëhet fjalë për Hetaj Dine, i lindur në vitin 1986.

Hetaj, i njohur më mirë si Dino, është anëtar i një grupi ndërkombëtar që merret me kontrabandën e armëve dhe narkotikëve, të drejtuar nga Valon Arifaj nga Prizreni, transmeton Indeksonline

Policia ka gjetur tre çanta udhëtimi me pesë pushkë automatike dhe disa pistoleta dhe mbi 500 fishekë.

Hetaju është marrë edhe me transferimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Ai ka qenë plotësisht i përgatitur për aksion dhe policia i ka gjetur edhe një shumë të madhe parash.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë