Policia sekuestron 19 motoçikleta gjatë vikendit në Pejë

Policia në Pejë, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar më 18 dhe 19 maj, ka sekuestruar 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejёs pёr ngasje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje të tjera.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё rajonale tё policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, apelon te te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.