Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Deçani që e zuri vetura

Një burrë nga fshati Isniq i Deçanit ka humbur jetën si pasojë e rënies së një veture nga vinçi, e cila e kishte nxënë poshtë atë.

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dje pasdite, Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet mbi vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2023 – 16:45. Raportohet se në mënyrë aksidentale një veturë kishte rrëshqit nga vinçi dhe kishte nxënë poshtë saj viktimën mashkull kosovar. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin e policisë.