Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Pejë: Burri u gjet pa shenja jete, i shtrirë në tokë

sot paradite në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania të Pejës, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Rastin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është mashkull, por që s’ka dhënë detaje tjera lidhur me të.

“Sot rreth orës 10:30 Policia është njoftuar se në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ është një person i shtrirë që dyshohet se është pa shenja jete. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.