Policia e arreston Svetomir Baçeviçin, i dyshuar për krime lufte në Pejë

Policia e Kosovës nën akuzat për krime lufte ka arrestuar Svetomir Baçeviq, person i zhvendosur nga Bjello Pola afër Pejës, i cili aktualisht jeton në Gornji Milanovac.

Lajmin e konfirmoi presidenti i ashtuquajtur i “Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Pejës”, Milosh Dimitrijeviq.

Dimitrijeviq thotë se Baçeviq erdhi në Pejë për rregullimit e dokumenteve personale, Policia e Kosovës pas intervistimit e transferoi atë në Prishtinë, nën dyshimin se ai kishte kryer krime të luftës.

“Baçeviq erdhi në Pejë për të marrë dokumentet e tij personale, por me sa duket dikush e raportoi atë dhe ai u arrestua nga policia. Unë u përpoqa të kontaktoj me Komandantin e Policisë në Pejë dhe zëdhënësin, por ata nuk u përgjigjën, kështu që ne përmes nënstacionit në Gorazdevac, ata mësuan se Baçevic u akuzua për veprën penale për krime të luftës dhe se ai u transferua në Prishtinë” thotë Dimitrijeviq për Kosova Online.

Ai tregon se i arrestuari kishte ardhur edhe më parë në Kosovë dhe se ai kurrë nuk kishte ndonjë problem, sepse para luftës ai punonte si postier në Pejë dhe nuk ka marrë pjesë në luftë.

“Me të vërtetë e pakuptueshme të arrestohen njerëz që nuk morën pjesë në luftë fare, e lëre më të kryejnë krime lufte. Ky është një mesazh i qartë për serbët e kthyer që ata nuk janë të mirëpritur dhe gjëra të tilla shqetësojnë më tej popullatën e mbetur serbe në Kosovë,” tha Dimitrijevic.