Këngëtari Besart Halimi nënshkruan peticionin “Duam Zgjedhje”

Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme nënshkrimi i peticionit “Duam Zgjedhje” i nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

E këtë po e bëjnë nga sfera të ndryshme në Kosovë, shkruan portali Klina info

Duke nënshkruar peticionin është fotografuar edhe këngëtari i mirënjohur Besart Halimi, i cili po shoqërohej nga vajza e tij.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje deri tani 25 mijë persona janë nënshkruar në këtë peticion./Klina.info/