
Një zyrtare policore ka mbetur pa armën e saj zyrtare, e cila iu vodh gjatë paradites së sotme në Sfërkë të Klinës.
Sipas burimeve të KLINA.info, personi në fjalë ka pësuar një thyerje të automjetit të saj, pas së cilës i është marrë arma zyrtare.
KLINA.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku aty kanë dalë ekipet e hetuesisë për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Klina.info për këtë rast ka kontaktuar zyrtarët e Zyrës për Informim të Policisë në Rajonin e Pejës ku dhe kanë deklaruar se aktualisht nuk kanë ndonjë informacion të detajuar lidhur me këtë incident./Klina info/
