Plagosja në Prishtinë/ Tre të plagosurit mbrëmë janë të mitur, dy të dyshuarit në kërkim të policisë

Të premtën Indeksonline ka raportuar se në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, në afërsi të unazës qendrore të qytetit, ka ndodhur një plagosje.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se viktimat janë të mitur dhe janë duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa dy të dyshuarit gjenden në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në  lidhje me rastin  janë intervistuar pesë dëshmitar.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44.  Tre viktima meshkuj  kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në  lidhje me rastin  janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.