FIFA publikon renditjen e re, mësohet se në cilën pozitë janë Kosova dhe Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Mirëpo, Kosova dhe Shqipëria siç duket kanë mbetur në pozitën e njëjtë.

Nga renditja e re e publikuar gjatë ditës së sotme shihet se Kosova renditet në pozitën e 117-të, ashtu siç ishte renditur edhe muajin dhjetor.

Pozitë nuk ka ndryshuar as Shqipëria të cilët vazhdojnë të jenë në pozitën e 66-të.

Kurse, pozitën e parë e zë Belgjika dhe të dytën Franca.