Kaq vota nga diaspora janë verifikuar deri më tani

Mbi 5 mijë votues të pakove me fletëvotime nga jashtë janë verifikuar deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Këtë e ka bërë të ditur “Germin” përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Sipas këtyre të dhënave që i ka publikuar Germin deri tani aprovuar 4,146 vota ndërsa janë refuzuar 1,632.