Plagoset një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Baran i Epërm në komunën e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.

Ai shtoi se viktima është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, i dyshuari është në arrati.