Pesë shpërthime në veri

Vetëm gjatë të martës, në Zubin Potok e në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 5 shpërthime. Komuna e Zubin Potokut ishte cak i tri shpërthimeve, derisa dy tjera kanë ndodhur në veri të Mitrovicës.

Siç merr vesh Kanal10, nga këto shpërthime është lënduar një qytetar i komunitetit serb, i cili edhe ishte taksist në veri të qytetit.

“Tri shpërthime kanë ndodhur në komunën e Zubin Potokut, dhe dy të tjera në verI të Mitrovicës. Është raportuar se këto shpërthime kanë ndodhur derisa zyrtarët komunal të Zubin Potokut ishin duke hyrë në objektin e komunës, dhe gjatë atij moment kishin ndodhur shpërthimet. Paraprakisht, këta të fundit kishin tentuar të hyjnë por një gjë e tillë u ishte pamundësuar për shkak të incidenteve që ishin shkaktuar nga protestuesit serb”, raporton televizioni.

Policia e Kosovës ende s’ka konfirmuar për persona të lënduar nga këto shpërthime.