Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, është përuruar sot shtatorja e një prej figurave më të lavdishme të luftës për liri – heroit të kombit Asllan Fazliu, i njohur si komandant Luani,
Ceremonia u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, ku morën pjesë përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shtatorja e tij u vendos në sheshin qendror të Drenasit, pranë shtatoreve të tjera të figurave kombëtare, si një simbol përjetësimi për brezat që vijnë dhe dëshmi e respektit ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për Kosovën.