Personi që kërceu nga kati i 5-të i konviktit vdiq në spital

Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.

Indeksonline mëson se sot në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti, saktësisht nga ai numër 7.

Ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK me shenjta jete.

Por, që ai s’arriti t’iu shpëtojë plagëve.

Gjithashtu Indeksonline mëson se viktima është i gjinisë mashkull dhe i moshës së re./