Përleshje në Burgun e Dubravës Kosovari sulmon fizikisht shtetasin jordanez

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla.

Sipas informacioneve të para, i dënuari B.M., kosovar e ka sulmuar fizikisht të dënuarin tjetër I.A., shtetas jordanez, të cilin fillimisht e kishte rrëzuar përtokë e më pas e ka grushtuar

Si masë parandaluese që të mos eskalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor, teksa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit për “Sulm”.

I dënuari që dyshohet në deklaratën që e ka dhënë para zyrtarëve policorë e ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me të dënuarin tjetër, por e ka mohuar ta ketë sulmuar fizikisht.