Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Klinë, Xhafer Bashota, në vizitë ngushëllimi te familja e Agim Berishës

Xhafer Bashota, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Klinë, ka vizituar familjen e të ndjerit Agim Berisha në Gjurgjevik të Madh, për të shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta pas vdekjes tragjike të Berishës.

Ai ishte një figurë e respektuar në Komunën e Klinës, me një kontribut të veçantë gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj.