Për 24 orë policia gjobiti 636 persona për mos respektim të Ligjit anti COVID-19

Disa qytetarëve u janë vendosur gjoba për mos respektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë gjobitur 636 persona për mos respektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndryshe,  në muajin gusht ishte miratuar Ligji anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Ndërsa, gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.