Pensionohet Gjokë Prenaj, një nga punëtorët me përvojën më të gjatë në QKMF të Klinës

Sot në QKMF ” Nënë Tereza ” në Klinë u organizua nje takim më Infermierin Gjokë Prenaj

i cili pas nje punë 46 vjeçare si një nga punëtoret me përvojën më te gjatë ne QKMF të Klinës arriti që të pensionohet duke lënë nje pershtypje si një nder punëtorët më të zellshëm duke kryer punën si

Kryeinfermier,Trajner,Njesine e Vaksinimit dhe se fundi ne Patronazhe.

“Angazhimi dhe puna e tij do të vlerësohet përgjithmonë. Menagjmenti i QKMF-së e falënderoi për kontributin e dhënë dhe për punën që ka berë në shërbim të qytetarëve te Klinës. Më ketë rast ju nda një mirënjohje dhe një dhuratë orë dore”, shkruan drejtoria e QKMF-së në Klinë.