PDK nis fushatë në Prizren, Arta Pantina thirrje për bashkim dhe përkushtim

Arta Pantina, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës, është shprehur e entuziazmuar sonte në nisjen e fushatës së partisë.

Mes qytetarëve dhe mbështetjes së tyre, Pantina ka theksuar rëndësinë e bashkimit, shpresës dhe besimit në një të ardhme më të mirë për vendin.

Pantina mban numrin 62 në listën e kandiatëve për deputet nga PDK.

Statusi i saj i plot:

Në Prizren, mes energjisë së qytetit dhe njerëzve që besojnë, nisi zyrtarisht fushata e PDK-së. Një fillim që nuk ishte vetëm hapje fushate, por një thirrje për bashkim, shpresë dhe besim në Kosovën që duam.
Me zemër të hapur dhe vizion të qartë, ecim përpara së bashku, duke besuar se çdo hap i sotëm ndërton të ardhmen e vendit tonë. Sepse kur jemi bashkë, me besim dhe përkushtim, asgjë nuk është e pamundur.

Bashkë.Përpara
#PDK130
#BedriHamza1
#ArtaPantina62