PDK në Klinë me kryetar Bashotën mbajnë mbledhje, ja çka u diskutua

PDK dega në Klinë nën udhëheqjen e kryetarit Sokol Bashota ka mbajtur takim me kandidatët për Kuvendin e ardhshëm të Komunës.

Sipas një njoftimi publikuar në rrjetin social FB të kësaj dege thuhet se u diskutua për mobilizimin e zgjedhjeve të tetorit.

“Në këtë takim në të cilin mbizotëroi entuziazmi për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, u diskutua rreth mobilizimit dhe punëve qe na presin deri në zgjedhjet e 17 tetorit. Të gjithë kandidatët u zotuan për angazhim dhe garë demokratike, në mënyrë që fitorja të jetë sa më madhështore”, thuhet në njoftim.