PDK kërkon zgjedhje të parakohshme sa më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se qeveria aktuale nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Sipas Krasniqit, qeveria aktuale nuk i mbron interesat e shtetit.

“Zgjedhjet e reja dhe rikthimi i mandatit tek qytetarët janë e vetmja zgjidhje përpara. Sa më parë, aq më mirë – edhe për shtetin edhe për qytetarët”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.