Pas 10 vitesh, Trepça e fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Pas 10 vitesh, klubi mitrovicas i basketbollit “Trepça” ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sporti.

Trepça në finale e mundi klubin prizrenas “Bashkimi” me rezultat 74:62.

Ndeshja u zhvillua në Palestrën Karagaçi në Pejë.

Pas tre çerekëve me barazim, në çerekun e fundit, Trepça arriti ta marrë kryesimin e lojës duke i sjellë vetës edhe fitoren