Parashikimi i Vuçiqit: Pres presion mbi vendet e BE-së për ta njohur Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar deklaratën e gjeneralit Agim Çekut se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar.

Vuçiqi pret që të 4 vendeve të BE-së që janë në NATO t’u kërkohet që ta njohin Kosovën.

“Kam folur për këtë për një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është realiste”, tha ai.

“Ajo që duhet pritur është presioni shtesë ndaj katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën, por është një luftë”, shtoi Vuçiq.