Parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë kohë pas kohe e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C./mk/