Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me kushte për riga të intensitetit të dobët.

Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.