1380 tiketa trafiku në 24-orëshin e fundit

Në 24-orëshin e fundit, policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1380 tiketa trafiku.

Në statistikat e fundit thuhet se, 32 aksidente kanë qenë me dëme materiale, kurse 19 aksidente me të lënduar.

Një aksident ka qenë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj, ndërsa dy aksidente në Prizren, ku njëra prej tyre ka qenë me vdekje aksidentale.