Pamje, trupi i një personi të pajetë në Prizre

Në orët e mbrëmjes të së shtunës një trup i pa jetë, i një 70 vjeçari është gjetur në rrugën “Rrustë Kastrati”, në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për IndeksOnline, ka thënë se ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë.

Ndërsa shtoi se nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës.