Pamje të dhimbshme nga Gurrakoci i Istogut, breshëri i bën rrafsh kulturat bujqësore

Një stuhi breshëri goditi sot komunën e Istogut duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Një qytetar nga fshati Gurrakoc i kësaj komune, për IndeksOnline, ka thënë se 90 % e kulturave bujqësore janë prishur.

Breshëri që ra sot shkatërroi të mbjellurat si gruri, misri, mollët e kungullin.

Në fotografitë më poshtë të siguruara nga IndeksOnline mund të shihni se si janë dëmtuar të mbjellurat nga breshëri i madh.