Pamje nga miniera e Novobërdës ku vdiqën dy persona, ekipet po përgatiten për nxjerrjen e viktimave

Sot Kosova u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e dy personave në minierën e Novobërdës, njëri ishte inxhier e tjetri xehetar. Aktualisht në vendngjarje po qëndrojnë ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, Zjarrëfikësve dhe ekipi i KEK-ut për kërkim-shpëtim. Këta të fundit kanë publikuar fotografi nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Siç njofton KEK, transmeton Gazeta Sinjali, ekipet e kërkim-shpëtimit po përgatiten për nxjerrjen e viktimave.

“Ekipi i specalizuar në fushën e kërkim-shpëtimit të BIPMKZ nga KEK-u ka arritur në vendngjarje.. Aktualisht,  shtabi emergjent ku po merr pjesë edhe Drejtori i BIPMKZ së KEK-ut z, Milazim Plakaj, janë duke përgaditur ekipin për nxjerrjen e dy viktimave”, thuhet në njoftimin e KEK.

Në vendngjarje po qëndron edhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut,  Luigj Imeri. 

SHARE