Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet konfirmimi i emrave të ministrave për Qeverinë Hoti

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e thirrur një ditë para seancës ku pritet votimi i qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në këtë mbledhje të vendosë për  emrat e ministrave të ardhshëm në Qeverinë Hoti.

Siç është njoftuar pas mbledhjes, kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të flasë para mediave.-

Ndryshe, seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin është caktuar për nesër në ora 11:00.

SHARE