Home Blog Page 678
Sot rreth orës 18:30 në Klinë një veturë ka goditur veturën e Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama”. Klina.info mëson se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar veç dëme materiale.
15 milionë euro është kostoja e kredisë së nënshkruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, raporton Ekonomia Online. Kjo kredi është nënshkruar për financimin e segmentit që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është gjatë 5 kilometra. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kanë marrë pjesë ministri i...
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Dardan Krivaqa është dënuar më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa është liruar nga akuzua për veprën penale “Dhunim”. Po ashtu, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim, ndërsa lirohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen...
Një 58-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga vetura mbrëmë në Suharekë. 58-vjeçarja Fatime Sopa-Gashi ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Shirokë të Suharekës kur është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje “Dje më 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një...
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM4-2023) është 1,891,934 përkatësisht për 2.6% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa 7.5% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar TM1-2023). ARKEP-i njofton se penetrimi i shërbimeve të...
Pas suksesit të Distria Krasniqit, e cila ndje ka fituar medaljen e argjendtë në lojërat olimpike “Paris 2024”, sot dita është mjaft e ngjeshur me aktivitete tjera nga Olimpiada. hotel-flower.com Sërish fokusi i këtyre transmetimeve do të jetë te sportistë tanë, përkatësisht në xhudo, ku garojnë Akil dhe Nora Gjakova, si edhe në boks, ku garon Donjeta Sadiku. Programi i transmetimeve...
Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore. Vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Prizrenit, teksa i dyshuari është arrestuar, Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një grua të moshës 58 vjeçare. Policia...
Boksierja kosovare e ka nisur me këmbë të mbarë eventin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Ajo sonte u përball në raundin e parë kundër Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg Sadiku fitoi me pikë nga gjyqtarët, duke u kualifikuar në raundin tjetër. Kujtojmë që Kosova merr pjesë me nëntë sportisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Burime të ‘RADIO 1’, të afërta me Policinë Rajonale të Pejës-stacioni në Deçan, kanë deklaruar se personi i cili nxiti urrejtje dhe mosdurim ndëretknik, duke plasuar një video fyese, në Deçan, me datën 24 korrik, me urdhër të prokrurit të Pejës, Dorjan Juniku, është ndaluar dhe kapur në Merdare, në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi. Ai, me urdhër të Prokurorit në fjalë,...
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysee. Gjatë kësaj pritje, Kurti ka thënë se ka pasur shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe parterë të rëndësishëm të botës demokratike. Në fotografitë që ka publikuar, ai shihet se është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrin e Mbretërisë së...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS