OVL e UÇK-së në Klinë për ngushëllime te familja e Agim Berishës

Para dy ditësh, ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Agim Berisha, si pasojë e një aksidenti.

Sot, Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së, e udhëhequr nga zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, dhe kryetari i OVL-së së Klinës, Hajdin Balaj, vizituan familjen Berisha në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës për të shprehur ngushëllimet e tyre./Klina Info/