Osmani: Entuziazëm e shpresë rreth LDK’së

Kandidatja për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se e ka vizituar Komunën e Fushë Kosovës.

Ajo tregoi se shëtitja filloi si e thjeshtë e përfundoi si një takim i madh.

“Një shëtitje e nisur si e thjeshtë, por që përfundoi në një takim madhështor në Fushë Kosovë” shkroi ajo.

Osmani shtoi se ka “Entuziazëm e shpresë rreth LDK-së” duke falënderuar ata që i takoi.