Osmani dhe Kurti së bashku në ceremoninë e 20 vjetorit të miqësisë Kosovaro-Gjermane

Nuk dihet se a kanë biseduar të dy së bashku për lidhje të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, ani pse nuk ka pasur takim mes tyre që një kohë të gjatë.

Kjo pasi që, takimet për arritjen eventuale të marrëveshjes për koalicion, po i kryesojnë krerët e partive Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Zyrtarë të dyja partive kanë deklaruar se tashmë janë marrë vesh për çështje të programit qeverisës.