Numri 15 i LDK-së në Klinë, Antigona Zeqa mori përkrahje në Kpuz

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Antigona Zeqa, mori pjesë në tubimin e mbajtur në Kpuz.

Ajo u shpreh mirënjohëse për përkrahjen e dhënë nga qytetarët, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit për të çuar përpara vizionin e saj për një Klinë më të zhvilluar.

“E mora fjalën vetëm për një përshëndetje dhe për të shprehur falënderimin tim të sinqertë për përkrahjen tuaj. Ky besim më motivon edhe më shumë që të punoj për të ardhmen tonë të përbashkët,” tha Zeqa para të pranishmëve.

Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje e mirë e qytetarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidaten me numrin 15 në listën e LDK-së në Klinë.