Si çdo vit, festa e Bajramit do të falet në të gjitha xhamitë e komunës së Klinës.
Ceremonia qendrore do të mbahet në Xhaminë e Qytetit, në orën 04:20 me faljen e namazit të sabahut, pasuar nga një ligjëratë e posaçme para faljes së Bajramit.
Pastaj falja e Bajramit do të kryhet në orën 05:35.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Bashkësisë Islame në Klinë, Hoxhë Fitim Bojaj.
Kjo ngjarje fetare pritet të mbledhë numër të madh besimtarësh, të cilët do ta nisin ditën me lutje për paqe, mëshirë dhe begati për të gjithë./Klina info/