FSK synon t’i ketë 5 mijë pjesëtarë të ri aktiv dhe 3 mijë rezervë

Forca e Sigurisë së Kosovës synon të ketë 5000 pjesëtarë të ri aktiv dhe 3000 rezervë, tha në një bisedë me Ekonomia Online, shefi i Departamentit të Operacionit të FSK-së, Ejup Maqedonci.

“FSK-ja është në zhvillim e sipër dhe rekrutojmë çdo vjet pjesëtarë të ri. Synimi kryesor do të jetë që ne të arrijmë bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të kemi numrin 5000 aktiv dhe 3000 rezervë dhe ky proces është duke shkuar bazuar në planin gjithëpërfshirës”.

Sa i përket mbështetjes ushtarake për autoritet civile, Maqedonci tha se në kuadër të gardës kombëtare të FSK-së kanë kapacitete të cilat janë të trajnuara dhe të gatshme për të zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit.

“Ne kemi filluar procesin e vaksinimit qysh muaj më parë dhe pjesa më e madhe e pjesëtarëve të FSK-së është vaksinuar dhe nuk kemi ndonjë problem deri më tani në gjendje të rëndë”, tha Maqedonci.

“Forca e sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit të saj realizon tri detyra kryesore është mbrojtja e territorit që është mision primar i FSK-së, është mbështetja ushtarake për autoritete civile që nënkupton operacionet që zhvillojmë të kërkim shpëtimit dhe materieve të rrezikshme, operacionet e zjarrfikjes dhe operacionet ndërkombëtare. Sa i përket mbështetjes ushtarake për autoritet civile në kuadër të gardës kombëtare të FSK-së kemi kapacitete të cilat janë të trajnuara dhe të gatshme për të zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit. FSK-ja në raste të zjarreve është reaguesi i tretë. Deri më tani Kosova ka arritur të menaxhoj me zjarret”, tha ai.

E togeri Genti Kuqinaj, theksoi se vetëm 5 pjesëtarë janë në shërbim 24 orë.

“Qendra operative e shtabit gjatë ditës funksionon me gjithë sektorët prezent. Ndërsa mbas përfundimit të orarit funksion me staf të reduktuar. Katër deri në 5 pjesëtarë janë në shërbim 24 orë. E vështirë nuk është puna si oficer për këtë gjë jemi trajnuar dhe trajnohemi edhe më tutje por sfidat e veta i ka por nuk është e paarritshme”, tha Kuqinaj.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit kolonel Maqedonci tha se pjesa më e madhe e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë marr vaksinën kundër virusit Covid-19