Një person pa shenja jete në Pejë, flasin nga Policia

Një person është gjetur pa shenja jete, gjatë kësaj mbrëmjeje në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Rozafa’, ndërsa viktima (emër i njohur për redaksinë), me urdhër të Prokurorit është dërguar në IML-Prishtinë.

Policia e Pejës, ka konfirmuar rastin nëpërmjet Zyrtarit të saj Driton Rugova.

‘Sot rreth orës 18:30, Policia është njoftuar se në rrugën Rozafa në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.’-deklaori Driton Rugova për ‘RADIO 1