Një 26-vjeçar humb jetën pasi ra nga kati i tetë i një objekti banesor në Skënderaj

Fidan Mulajn, 26-vjeçar nga fshati Runikë, i cili jeton në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj. Ai dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni, duke përfunduar në tokë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexherije Pllana.

“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën”, ka deklaruar Pllana.

Njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

****

Një i ri bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skënderaj, dërgohet me urgjencë në QKMF

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Skenderaj, ku një i ri dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni.

I riu është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku po i ofrohet ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë për të marrë detaje për rastin, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje./Telegrafi/