Nisin hetimet për një humbje jete të dyshimtë në Pejë

Policia ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në qytetin e Pejës. Vdekjen e viktimës ka konstatuar mjeku.

Lidhur me rastin, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante.

Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet ne IML për obduksion, kurse rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.