Lulzim Dragidella vizitoi bizneset e vogla në Klinë dhe penzionistët

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Lulzim Dragidella, bashkë me bartësen e Listës, znj. Valmira Krasniqi, si dhe kandidaten për asamble komunale, znj. Teuta Mulaj, vizituan disa nga bizneset e vogla në Klinë.

Dragidella bisedoi me udhëheqësit e bizneseve të vogla, u njoftua për vështirësitë që kanë dhe diskutuan bashkë për ndryshimet që mund të bëhen në të ardhmen.

“Ndryshimet që po vijnë janë ndryshime në të mirë të bizneseve të vogla, në të mirë të punëtorëve, por mbi të gjitha në të mirë të qytetarit të Klinës”, shkruan Dragidella në FB.

Derisa ai rastësisht u takua me disa pensionistë të Komunës së Klinës.

“Pritja e tyre ishte e shkëlqyeshme.

Përvoja që ata kanë është e nevojshme për ne, prandaj ne jemi dëgjues të vëmendshëm ndaj çdo këshille që e marrim nga ta”, shkruan më tej Dragidella.

SHARE