Nis takimi i Kurtit me emisarët e Merkelit e Macronit, këshilltari francez tregon porosinë për të cilën ka ardhur

Ka nisur takimi i ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Para takimit që po mbahet në ndërtesën e qeverisë, emisari francez Emmanuel Bonne, ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë Kurtit një porosi të veçantë.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Vizita e Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Pas Kurtit, ata do të takohen edhe me presdientin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare. /

SHARE