Nis mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, vendosi ta mblidhte kryesinë e partisë pas zhvillimeve të djeshme.

Përveç Mustafës, nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Ismet Beqiri dhe Haxhi Avdyli janë tash e një orë në selinë e partisë.

Mbledhja e LDK-së vjen pas thirrjes së seancës së Kuvendit për votimin e qeverisë. Seanca u caktua sot nga Kryesia e Kuvendit, sipas kërkesës së të mandatuarit për formimin e qeverisë, Albin Kurtit. Seanca është caktuar të mbahet të hënën më 3 shkurt, në orën 11:00