Ngushëllime të përzemërta për familjen e dëshmorëve Berisha – vizitë nga kryesia e Klinës dhe Veteranët

Kryetari i degës së OVL- UÇK-së dega në Klinë, Hajdin Balaj, së bashku me anëtarët e kryesisë dhe veteranët, në shoqërim të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota, dhe kryetarit të Kuvendit të Klinës, Fadil Gashi, vizituan për ngushëllime familjen e dy dëshmorëve, Ali dhe Musli Berisha, në Dushe, pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre.

Gjatë vizitës, u theksua roli i jashtëzakonshëm që dëshmorët Berisha kanë luajtur në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e tyre që mbetet shembull i përjetshëm për gjeneratat e ardhshme.

Familja Berisha u falënderua për sakrificën e madhe dhe mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Klina info/