Ngjarje si në filma në Pejë: Po tentonin arrestimin e të dyshuarit, ai godet me veturë policin

Një ngjarje si në filma është raportuar të ketë ndodhur dje në Vitomiricë të Pejës.

Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kanë operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull  kosovar.

I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e  godet me automjet njërin prej zyrtarëve  policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë,  15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati.

Me konsultim me prokurorin  rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar.