Spitali i përgjithshëm i Pejës ka marrë një vendim të ri.
Sipas njoftimit të këtij spitali, nga sot vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.
Ky rregull ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Vizitat lejohen vetëm nga ora 13:00 – 14:00 gjatë ditës dhe 21:00 – 21:30 gjatë natës”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Nesër hyn në fuqi vendimi i ri!
Prej 16 qershorit, vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.
Vizitat lejohen vetëm:
13:00 – 14:00
21:00 – 21:30
Hyrje: Kirurgji & Internistik
Ky rregull mbron shëndetin tuaj dhe të tjerëve.
Faleminderit për mirëkuptimin – bashkë për një spital më të sigurt!
#RespektoOrarin #spitaliipërgjithshëmpejë #VizitaMeRregull