Gllogjan, gjendet i vdekur në stallën e bagëtive

Të shtunën në fshatin Gllogjan të Deçanit një person është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.

Prokurori ka vendosur që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u ekzaminuar.

“Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.