LDK ka nisur takimet me qytetarët pas hapjes së fushatës zgjedhore në Klinë.
Vizita e parë u zhvillua në fshatin Gjurgjevik i Madh, vendlindja e asambleistit Isuf Berisha dhe Blerina Gashit, ku u diskutua për sfidat dhe vizionin për të ardhmen e komunës.
Njoftimi i plot:
Sot ishim në fshatin Gjurgjevik i Madh, vendlindja e asambleistit Isuf Berisha dhe e Blerina Gashit.
Takimit iu bashkuan edhe nënkryetari i degës dhe kandidati për asamble, Ndrec Zefaj, si dhe Rinor Gashi, kandidat për asamble.
Kjo vizitë, e para pas hapjes së fushatës, ishte një mundësi e mirë për të biseduar me qytetarët rreth të ardhmes së Klinës dhe sfidave që na presin.
Me përkushtim dhe vizion të qartë, ne besojmë se zgjidhjet janë të mundshme dhe të arritshme.
#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113
#LDK113